AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 11:57

Hagë/ Prokurori e pyet Rubinin për krime ndaj serbëve në Kosovë: E inkurajova UÇK-në të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar

Hagë/ Prokurori e pyet Rubinin për krime ndaj serbëve në

Ish zyrtari i lartë Amerikan, James Rubin, po dëshmon në ditën e dytë në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaçi.

Në Gjykatën Speciale ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer veprimtari kriminale dhe vrasje.

Rubin sqaroi se SHBA-të e konsideruan UÇK-në një organizatë terroriste, por saktësoi se qasja kishte ndryshuar pas kuptimit më të mirë të situatës.

Gjithashtu kritikoi raportet e Kombeve të Bashkuara përgjatë luftës në Kosovë duke theksuar se realiteti nuk ishte pasqyruar mirë. Rubin u shpreh kundër praktikave të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë pasi pa arsye po mbajnë ish komandantët e UÇK-së në paraburgim prej 5 vitesh.