AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 13:29

'Partizani'/ Revoltohet Malltezi: SHBA nuk i intereson fare se çfarë ndodh këtu! Se qenka një "son of the b*ch" në Shqipëri

'Partizani'/ Revoltohet Malltezi: SHBA nuk i intereson fare se

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i akuzuar në dosjen “Partizani”, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane gjatë një interviste në emisionin "Puls" nga Bruna Çifligu.

Malltezi e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. “Non gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit,” – deklaroi ai.

Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. “Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë,” – shtoi ai.

Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh: “Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*ch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë.”

Malltezi i numëron "të zezat" Gjokës: Vendim burgosje, falsifikim formularësh, mashtrime për të ardhurat…

Jamarbër Malltezi, i akuzuar në dosjen “Partizani”, deklaroi se “vendimet e gjyqtares Irena Gjoka duhen rrëzuar”, pasi, sipas tij, ajo “është delinkuente 4-fish”.

“Që para dy vitesh, ne kemi thënë që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë gjyqtare. Asokohe, ne kishim pretendimin vetëm për konflikt interesi të saj. Nuk dinim historitë e tjera. Disa javë më pas u bënë të njohura dy dëbimet e Irena Gjokës nga Greqia, të cilat e vinin në kushtet e ndërprerjes së mandatit të magjistratit”, tha fillimisht Malltezi.

Ai shtoi se “KLGJ-ja, në vend që të bënte hetime të thelluara, nxori një vendim që e merrte në mbrojtje Irena Gjokën”.

“Kanë dalë raste skandaloze të keqpërdorimit, derisa mbërritëm në daljen e vendimit të dënimit me burg të Irena Gjokës në Greqi. Ky fakt erdhi edhe me vulë apostile. Të gjitha këto tregojnë qartazi që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë magjistrate. Të gjitha vendimet e hetimit janë nul sepse janë marrë nga një person që nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht, të gjitha ato vendime duhen rrëzuar”, shtoi më tej Malltezi.

“Irena Gjoka është delinkuente 4-fish. Ka dy vendime dëbimi nga Greqia, ka vendim burgosje nga Greqia, ka falsifikim të formularëve të dekriminalizimit dhe ka mashtrim sa i përket të ardhurave”, u shpreh Jamarbër Malltezi.