TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve të dosjes, Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit.
“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët.
O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni.
O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, mësohet të ketë thënë në seancë Petrit Qoli.