AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 11:18

Sherri/ Dhunoi me grushte e sende të forta një person para Bashkisë, arrestohet autori

Sherri/ Dhunoi me grushte e sende të forta një person para

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i një sherri të ndodhur më 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar, Geralt Hoxha, 28 vjeç, banues në Klos, Mat, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, Korçë.

Ai akuzohet se, në bashkëpunim me një tjetër person ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime.