TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre deputetë të opozitës, të cilët munguan në seancën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar, janë betuar ditën e sotme në Kuvend.
Deputetët që u betuan janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndërsa në sallën e Parlamentit erdhi me vonese, Jozefina Topalli, deputetja e zgjedhur e PD-së, e cila eshtë betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Ajo nuk u paraqit as në seancën e datës 12 Shtator për betim për shkak se udhëtoi drejt Romës, ku djali i saj Genar Topalli celebroi dashurinë në martesë me moderatoren Cindy Marina.