AKTUALITET, 22 Prill 2023, 21:08

Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset 26-vjeçari. Tre vite më parë i mbijetoi atentatit

Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset 26-vjeçari. Tre vite
Kei Piu, 26-vjeçari i plagosur

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit.

Sipas burimeve për Panorama TV, gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu, një personazh i njohur në Elbasan, pasi 3 vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.

Ai u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.