AKTUALITET, 22 Prill 2023, 19:00

“Nuk kanë vizion për të ardhmen”, Meta: Sjellja e Rilindjes me Butrintin, kriminale

“Nuk kanë vizion për të ardhmen”, Meta: Sjellja e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë sjellje kriminale sa i takon projekteve për Parkun e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij nga Saranda, Meta theksoi se kjo qeveri nuk ka vizion dhe se jep leje vetëm për pallate.

“E tmerrshme që Saranda është e rrethuar nga uji dhe ende nuk e ka të zgjidhur situatën me ujin. Fondet e tenderat janë grabitur. Sjellje tërësisht anti-kombëtare dhe grabitqare, ajo e sjelljes së Rilindjes me Butrintin. Rilindja është sjellë si organizatë kriminale. Jep leje për pallate mbi pallatet, pa asnjë vizion për të ardhmen.

Qëllimi ynë ka qenë prezantimi i kandidatëve që mbrojnë interesin e qytetarëve, ndaj u ndoq rruga e Primareve dhe kandidatët i zgjodhët vetë ju. Ju e dini si janë imponuar e katapultuar kandidatët e palës tjetër. Klani më i fortë bëri pagesat më të shumta e u parashutuan.

Këto tre javë të vrapojmë që të bisedojmë me çdo qytetar që t’i japim një mundësi Sarandës, sepse është një brand i jashtëzakonshëm që kërkon një vizion të jashtëzakonshëm që të kthehet në mundësinë e jetës për sarandjotët që ta shohin të ardhmen në këtë qytet”, tha Meta.