TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha deklaroi se ditën e hënë do i drejtohet SPAK për ato që pretendon se ka abuzuar kryebashkiaku aktual.
Hoxha u shpreh për News24 se bashkia e Vorës është një bashki e falimentuar qëllimisht nga kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të përdorë buxhetin e bashkisë për të tendera e PPP.
Ndër të tjera kandidati demokrat i bëri thirrje SPAK që të veprojë pas 14 majit, kohë kur PS dhe kandidati konkret të marrin ndëshkimin nga qytetarët me votë.