TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur familjarët e tyre protestuan sot para komisariatit të Sarandës, forca të shumta të Policisë po zhvillojnë një operacion në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës për gjetjen e dy 46-vjeçarëve të zhdukur prej disa ditësh. Prej orësh kanë ngritur pika kontrolli për zbulimin e detajeve në lidhje me Leonard Thodhorin, të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi.
Deri më tani raportohet se kontrollet janë zhvilluar në zona të njësisë administrative Xarrë në Bashkinë Konispol, mes Bashkisë Sarandë dhe asaj Himarë, ndërkohë kontrolle ka dhe në Qafë Gjashtë. Deri më tani mësohet se është sekuestruar një automjet, ndërsa një tjetër është kontrolluar, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë lidhje me dy të zhdukurit.
Dy të zhdukurit dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, ndërsa makina në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar.