AKTUALITET, 22 Prill 2023, 15:34

Mediu mbështet kandidatët e “Bashkë fitojmë” në Cërrik e Belsh: Shqiptarët s’mund të pranojnë përbuzjen e Ramës. Kthejmë bashkitë në shërbim të qytetarëve

Mediu mbështet kandidatët e “Bashkë fitojmë”

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dalë në mbështetje të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Cërrik e Belsh, ku ka zhvilluar takime me banorë.

Ai bëri thirrje për të votuar Partinë Republikane me Nr. 4 në fletën e votimit dhe njëkohësisht kandidatët e opozitës për kryetar bashkie Servet Duzha dhe Bedri Qypi.

Mediu theksoi se zgjedhjet e 14 majit kanë një rëndësi të madhe për të kthyer pushtetin lokal në shërbim të njerëzve dhe njëkohësisht për treguar se shqiptarët nuk mund të ecin përpara drejt varfërisë dhe braktisjes së vendit.

Mediu shtoi se qytetarët nuk mund të pranojnë t’i nënshtrohen përbuzjes, shkatërrimit të drejtave dhe lirive të tyre nga pushteti absolut i qeverisë Rama.