AKTUALITET, 22 Prill 2023, 19:08

“E di që mezi prisni fitoren e PS”, Benet Beci: Ta kthejmë Shkodrën si të gjithë qytetet e tjera

“E di që mezi prisni fitoren e PS”, Benet Beci: Ta kthejmë

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci foli për zhvillimin e ekonomik gjatë takimeve në Shirokë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai tha se është i vetëdijshëm që shkodranët mezi presin një fitore të PS, pas 30 viteve.

“Unë e di se shumë prej jush presin me padurim një fitore të PS, pas 30 viteve që ta kthejë Shkodrën në një qytet si gjithë qytetet e tjera, ku zhvillohet ekonomia turizmi, ku ka ndërtime, infrastrukturë e mirëqenie”, tha Beci.