AKTUALITET, 22 Prill 2023, 18:05

Mister fati i tyre/ Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë protestë para komisariatit: Nëse i kanë vrarë, t’u gjendet trupi!

Mister fati i tyre/ Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë

Teksa dy 46-vjeçarët në Sarandë janë zhdukur pa lënë gjurmë, familjarët e tyre kanë protestuar para komisariatit të Sarandës. Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.

Ndërkohë, familjarët, të rënduar psikologjikisht, janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.

I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj t’i gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë. Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.