AKTUALITET, 22 Prill 2023, 18:55

FOTO/ Gjest që s’e shohim për fushatë, kandidati i PS mbjell pemë me kryetarin e PD

FOTO/ Gjest që s’e shohim për fushatë, kandidati i PS

Një gjest që s’e shohim për fushatë. Kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Kolonjë, Erion Isai ka zgjedhur që të mbjellë pemë me kryetarin demokrat të Prodanit. Ka qenë vetë kryetari socialist që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në ‘Facebook’.

Përpos mbjelljes të pemëve, Isai ka patur edhe kërkesa nga kryetari i opozitës në Prodan, lidhur me murin rrethues të kësaj kishe, duke i premtuar se puna do të nisë menjëherë pas 14 majit. Mesa duket, të mbjellësh pemë në Kolonjë është më e rëndësishme sesa mbjellja e urrejtjes mbi mendimet partiake.

“Prodan, me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit. Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit”, shkruan Isai.