TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fushata elektorale nuk përplas vetëm kandidatët kundërshtarë që synojnë të njëjtën bashki, por edhe më gjerë se kaq. Pas deklaratave të kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj, se një qytetar në Shkodër paguan 708 lekë të reja taksë në faturën e ujit, vjen kundërpërgjigja nga bashkia e djathtë. Në Tiranë, tha Veliaj- qytetari paguan 484 lekë, në varësi të banesës.
Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës i cilësoi të pavërteta shifrat që përmendi kryebashkiaku i Tiranës.
“Pasi i ka “rregulluar” punët e Tiranës, tashmë Erion Veliaj gjen kohën të bëjë fushatë duke ndjekur modelin e asaj që di të bëjë më mirë, artikulimin e të pavërtetave”, thuhet në reagim.
Sipas reagimit të Bashkisë Shkodër, Veliaj nuk ka bërë krahasimin e duhur, të faturave të ujit.
“Deklarata e Erjon Veliaj se një qytetar shkodran paguan dy herë më shumë se një banor i kryeqytetit nuk qëndron, pasi krahasimi i tij është bërë mes nje familje që jeton në Shkodër (qytet) që paguan shumën 704 lekë (të reja) në muaj, dhe një familje që jeton në njësinë Administrative Dajt që paguan shumën 480 lekë”, thuhet më tej.