AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 16:40

Vuajmë nga depresioni, por nuk tregojmë/ Studimi: Të prekur 6.2 përqind e shqiptarëve

Vuajmë nga depresioni, por nuk tregojmë/ Studimi: Të prekur 6.2

Depresioni mund të prekë këdo, por jo kushdo flet për të. Turpi dhe paragjykimi step shumë prej të prekurve madje dhe të kërkojnë ndihmë. Sipas një studimi të fundit  në Shqipëri në 1 mijë persona 62 janë diagnostikuar me depresion dhe afro gjysma e tyre mendojnë se mund ta zgjidhin vetë problemin. Stigma shpesh shkon përtej personit të prekur.

Rreth 74%  e problemeve të shëndetit mendor  shfaqen deri në 24 vjeç. Depresioni sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është një prej problemeve që shkakton më shumë paaftësi ndërkohë që mund të kurohet.

Që problemi  të mos kalohet në heshtje, por të kapet herët dhe të trajtohet mjekë, psikologë, farmacistë, mësues e përfaqësues të klerit janë bashkuar në aleancën kundër depresionit në Tiranë.