TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Senatori amerikan, Chris Murphy së bashku me disa senatorë të tjerë kanë vizituar ditën e sotme Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal.
Pas takimit që zhvilluan me presidentin Bajram Begaj, senatorët u takuan dhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ishin nën shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.
Pas këtij takimi ka reaguar në Twitter, Chris Murphy. Ai shkruan se ka qenë fantastike të kalonte pak kohë me mikun e tij, Ramën dhe shton se SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria.
Great to spend time with my friend Prime Minister Edi Rama in Tirana. The U.S. has no better friend in the world than Albania. Wonderful to be back. pic.twitter.com/BAzTKbarmV
— Chris Murphy ???? (@ChrisMurphyCT) May 23, 2023