TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak pasi u vetëdorëzua, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë. Rexha u vetëdorëzua ditën e sotme në Policinë e Kavajës, pas negociatave me familjen.
Gjatë dëshmisë së dhënë nga Rexha përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer se si ka vendosur të kryejë krimin e rëndë. I riu pohoi se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Mes të tjerash ai u shpreh se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje.
Me tej, ai ka treguar për policinë, se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës, ndërsa këto ditë dyshohet se është fshehur në Kukës. Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet, për shkak se duke ja njohur temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përplasje apo ngjarje tjetër.