TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç u paralajmërua, Unioni himarjot ka zhvilluar sot një protestë në Athinë, në shenjë kundërshte për arrestimin e Fredi Belerit. Unioni u mblodh para ambasadës shqiptare në Athinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës. “Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit dhe jo në burgje”, ishte një nga parullat e protestuesve.
Dje, GJKKO e la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Gjithashtu në burg, nën akuzën e shitblerjes së votave, u la edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi.
Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës. Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij. Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.


