TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia e COVID-19 mbaroi, por gjithçka ndryshoi pas kësaj periudhe për të gjithë botën. Shumë prej nesh harruan dietën ushqimore, aktivitetin fizik dhe sjelljet e përditshme ndaj të cilave ndikohet dhe mirëqenia shëndetësore.
Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë marrë në analizë periudhën 3-vjeçare të pandemisë, duke dalë në përfundimin se 30% e familjeve në Europë filluan të përgatisin ushqimin në shtëpi, duke ndikuar në përmirësimin e dietës ushqimore dhe reduktimin e ushqimeve të dëmshme.
Por paralelisht me këtë, fëmijët shtuan konsumin e ëmbëlsirave gjatë pandemisë. Një në 5 prindër që morën pjesë në sondazhin e Iniciativës Evropiane të Mbikëqyrjes së Obezitetit të Fëmijëve të OBSH-së, raportuan se fëmijët e tyre filluan të konsumonin më shumë ëmbëlsira, si karamele, ëmbëlsira, akullore dhe pasta. Marrja më e lartë e sheqerit lidhet me një rrezik në rritje të kariesit dentar dhe obezitetit. Europa po përballet me një epidemi të obezitetit tek fëmijët, ku 1 në 3 fëmijë është obez.
Kufizimi i lëvizjes, ndaloi njerëzit në zhvillimin e aktiviteteve sportive, e për pasojë 30% e fëmijëve, u bënë më pak aktivë, ndërsa 35% shpenzuan më shumë kohë përpara televizorit apo me videolojëra dhe rrjete sociale.