AKTUALITET, 9 Prill 2026, 12:25

Seanca/ Projektligji i PD për uljen e çmimit të naftës, rrëzohet me 77 vota propozimi për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar

Seanca/ Projektligji i PD për uljen e çmimit të naftës,

Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e PD për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektligjit të propozuar për naftën.

Grupi Parlamentar ka depozituar në Kuvend projektligjin përmes të cilit kërkon uljen e çmimit të naftës pas krizës në Lindjen e Mesme.

Deputeti Eno Bozdo tha në fjalën e tij në Kuvend se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë rezervë të sigurisë strategjike; kryeministri pretendon të kundërtën. Jemi ndoshta i vetmi vend që s’kemi një rezervë të tillë, edhe pse legjislacioni e ka me detyrim.

Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe kjo ndodh gjithmonë. Në këtë pikë, lutemi që kriza mos të thellohet dhe mos të marrë ndonjë urdhër për lirimin e rezervave të naftës, që dihet të jenë 90 ditë, ndërsa sot janë 0 ditë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit i kanë këto rezerva.”, tha Bozdo.