AKTUALITET, 9 Prill 2026, 11:55

Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën, Peleshi: S’mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur artikujve mediatike

Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur deputeteve te PD në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

“Interpelancën e parë me kryeministrin e keni mohuar me një justifikim që i referohemi burimeve mediatike, ndërsa unë i referohem SPAK, INSTAT, etj…. Ai nuk vjen, ose ia delegon dikujt tjetër, e kemi dëgjuar të flasë vetëm për Diellën”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkohë kreu i Kuvendit i ka sqaruar deputetit të PD se nuk kërkohet interpelancë me kryeministrin për artikuj mediatike dhe jo një vendimmarrje konkrete nga Këshilli i Ministrave.

“Ju informoj se për kthimin e kërkesës për interpelancë me kryeministrin, pas shqyrtimit të kërkesës konstatohet se nuk mund të pranohet, interpelanca lidhet me qëndrime dhe vendime konkrete të marra të qeverisë dhe kërkesa e paraqitur mbështetet në raporte, artikuj mediat, burime të tjera të jashtme dhe nuk identifikon një akt të drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave.

Dua të theksoj se nuk mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur përmbajtjes së artikujve dhe për këtë arsye nuk pranohet”, tha Peleshi.