TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekstradohet nga Italia Aleks Ndreka i njohur ndryshe si 'Leksi i druve'.
Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Metamorfoza" ndërmarrë vitin e kaluar, korrik 2023, dhe ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh /mjetesh për të kryer vrasje.
Perveç kësaj Aleks Ndreka ka qene shënjestër e sulmeve me armë por që i ka mbijetuat atentateve.
Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim në operacionin "Metamorfoza" në korrik 2023 është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
Ndreka ishte në masë sigurie "arrest në burg" në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, 47 vjeç nga Lezha, është një person në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndaj të cilit ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesë për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për kryerje vrasjesh. Ai u arrestua në aeroportin e Malpensës në Milano, në qershor 2024, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Ndreka, i njohur si biznesmen, ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ka qenë disa herë objekt atentatesh të dështuara ndër vite.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pasur rol në sigurimin e kushteve për atentate ndaj disa personave të njohur të botës së krimit, në kuadër të konflikteve mes grupeve kriminale.

