TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi mori fjalën nga vendi në seancën e sotme plenare, teksa me tone ironike kritikoi ministren e Shëndetësisë Evis Sala, e cila nuk ishte e pranishme në sallë.
Korreshi theksoi se ministrja nuk po vjen në Kuvend dhe mbase duhet kërkuar te Njerëz trë Humbur.
Sipas tij, ajo ndoshta nuk e di që është ministre dhe nuk ka idenë se ç’ndodh në spitalet shqiptare dhe me çmimet e ilaçeve.
Korreshi: E para njëherë a është mirë ajo? Duhet pyetur nga shëndeti. A është mirë se kemi bërë merak? E di ajo që është ministre apo nuk e di? Nuk mund të braktiste kuvendi kështu.
Nuk pret sëmundja si thotë ajo në fund të vitit. Nuk pret. Dhe po që se nuk e dini ku është ta shpallim njerëz të humbur. Ilaçet nuk e dinte që ishin shtrenjtuar. Ça bën kjo ministrja e shëndetësisë? Për të marrë sot urgjencë mi bie 127 të lidh me Tiranën pastaj kismet të marri atë të Lushnjes.
Nuk doja të provoja me njerëzit e shtëpisë se ç’është shëndetësia. Thojini asaj çfarë ndodh te spitalet shqiptare se nuk e di. Të rrijë 1 orë e gjysmë një pacient se nuk ka kardiolog. Nuk ka as pambuk në Lushnje, as dorashka.
Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Si i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që i ka kaluar?