AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 14:23

Seanca paraprake ndaj Evis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

Seanca paraprake ndaj Evis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura për Evis Berberin dhe bashkëpunëtorëve te tij.

Avokati i Valter Begajt kërkoi pavlefshmëri relative të kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.

‘Nuk është pyetur nga SPAK Valter Begaj’, thotë avokati, gjithashtu sipas tij nuk është respektuar procedura. “U kërkua memo dhe plotësime hetimesh, nuk janë plotësuar nga prokuroria”-u shpreh mbrojtja.

Mbrojtja e Evis Berberit kërkoi kohë të përgatitet, për shkak të volumit të lartë të fashikujve. Të pandehurit e tjerë, realizuan mbrojtjen.