TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Nëpërmjet një statusi në "Twitter" ambasada amerikane zbardh detaje nga takimi dhe thekson mesazhin se SHBA do të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
"Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është absolutisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve shqiptare të drejtësisë, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan ambasada amerikane në Twitter.