TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania gjermane EMS Shipping & Trading, më 7 Prill ka regjistruar një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për mosmarrëveshje sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit, duke u ankuar për ndërtimin e këtij porti, pasi sipas tyre cënohet aktiviteti që ata kanë në këtë sektor.
Sipas A2CNN bëhet me dije se kjo padi para se të dorëzohej në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, kompania i kishte dërguar një letër përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe përfaqësuesve dimplomatike të Gjermanisë dhe BE-së në Shqipëri, ku i kanë shprehur shqetësimin e tyre.
Kompania gjermane EMS Shipping&Trading kishte marrë në administrimin Terminalin Lindor në Portin e Durrësit që prej vitit 2013 dhe kishte të drejtën e operimit për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Kontrata koncesionare me shtetin shqiptar ishte 35 vite dhe nga mbarimi duhen edhe 25 vite, që rrjedhimisht sjell më shumë para në kërkesën për dëmshpërblim.
Fitimi i kompanisë llogaritej në vitin 2021 në 1.3 milionë euro, një shumë që pritet të shumëfishohet nëse Arbitrazhi iu jep të drejtë gjermanëve.
Konflikti nisi në vitin 2015 mes Autoritetit Portual Durrës dhe koncesionarit që menaxhonte kalatën lindore në këtë port. Në 10 qershor 2019 pranë Gjykatës së Apelit u regjistrua çështja e radhës ku koncesionari u padit nga Autoriteti Portual Durrës duke kërkuar që këtij të fundit t'i paguhej një vlerë prej 101 milionë lekësh.
“Detyrimi i të paditurit, EMS Albanian Port Operator (EMS-APO) shpk: të paguajë në favor të paditësit shumën 101.9 milionë leke, si pasojë e humbjes së pësuar nga kryerja e operacioneve, të cilat janë jashtë objektit të kontratës koncesionare ‘Për menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Terminalit Lindor të portit të Durresit”, dt. 06.05.2013 të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Koncesionarit EMS Shipping and Trading Gmbh, e cila përbën një të ardhur të munguar për Autoritetin Portual Durrës, për periudhën Korrik 2013-Qershor 2015, si dhe dëmin e pësuar në lidhje me mospagimin në kohë të kësaj vlere. Të ndalojë veprimtarinë e përpunimit të konteinereve në Terminalin Lindor, si veprimtari e kryer në kundërshtim me kontratën koncesionare, deri në rregullimin kontraktual dhe tarifor të situatës së krijuar” thuhej objektin e padisë.
Një masterplan i kaluar në qeverinë "Berisha" e ndante Portin e Durrësit në 6 sektorë kryesorë. Në atë kohë institucioneve shtetërore u kërkohej gjithashtu që të negocionin edhe me "Durrës Kurum Shipping" për të përcaktuar termat e operimit të saj çka përfundoi me një kontratë në vitin 2010. Më pas në vitin 2013 do të vinte një tjetër kontratë, por këtë herë koncesioni, me EMS APD e cila filloi aktivitetin e saj në 15 korrik 2013. Sipas kësaj kontrate, kjo kompani mund të ushtronte aktivitetin e operimit në Kalatën Lindore, pra të menaxhonte të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë.
Por në vitin 2015 Autoriteti Portual Durrës do të përfshihej në një konflikt me koncesionarin EMS duke nënvizuar se ky i fundit kishte ushtruar në mënyrë të paligjshme aktivitetet stivadore dhe ka krijuar konflikte me kompani të licencuara. Sipas pretendimit të bërë në atë kohë nga Autoriteti Portual Durrës, si institucion publik EMS-së ju kërkua që të licencohej në aktivitetin e stivadorit sikurse kishin bërë operatorë të tjerë por kjo fillimisht e dakordësuar, u refuzua në një moment të dytë.
Nga ai moment mes APD dhe EMS nisën një konflikt që përfundoi në gjykatë dhe ku kompanisë që kishte koncesionin e kalatës Lindore të Portit të Durrësit i kërkohej që të bënte pagesën për ushtrimin e aktivitetit në procese që nuk ishte licencuar apo nuk ia përfshinte kontrata koncesionare.