AKTUALITET, 11 Prill 2023, 14:57

“T'u japim armët deputetëve, mësuesve e arbitrave. Për çfarë e kemi shtetin?”, Salianji kritika socialistëve: Dukeni sikur jeni në anën e krimit!

“T'u japim armët deputetëve, mësuesve e arbitrave.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj kolegëve socialistë në mbledhje e sotme të Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”.

Salianji tha se nëse do t’i pajisnin të gjithë me armë, do ishte çudi fakti se për çfarë duheshin institucionet.

"T’i japim armët dhe policëve të burgut, deputetëve, mjekëve dhe mësuesve, dhe arbitrave, se kërcënohen për të arbitruar ndeshjen dhe për ça e kemi shtetin?! Drejtësinë! Më vjen mirë që ministri, si përfaqësues i qeverisë, që ju dha leje që të dënonit me forcë agresionin që i bëhet me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës. Ju dukeni se jeni në anën e krimit dhe jo në atë të ligjit. Duhet të reagoni dhe të dënoni krimin. Të qartësohet drejtori, dhe më pas dhe kryetari i Komisionit se nuk kemi nxitim. Ça nxitimi ka që vjen me vrap ky ligj?!”, tha Salianji.