TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video me dy të rinj që i rendit ndër ata që nuk duan të largohen nga vendi, por duan ta ndryshojnë atë.
Meta prezanton mikun e tij të ri, një student vullnetar që i bashkohet këtij subjekti.
Ai thekson se ndryshimi i 14 Majit është një domosdoshmëri, që Tirana t'u përkasë të rinjve, që Shqipëria t'u përkasë të rinjve!
"Të rinjtë që nuk duan të largohen nga vendi, por duan ta ndryshojnë atë janë një frymëzim për të gjithë ne.
Sot në Njësinë Nr.6 në "Kombinat" së bashku me kandidatin tonë për anëtar të Këshillit Bashkiak, Artur Alstafa, takuam shumë të rinj, të cilët presin me padurim Ndryshimin më 14 Maj.
Mes tyre ishte dhe miku ynë më i ri, që i bashkohet radhëve tona, studenti Mateo Malko.
Prandaj dhe Ndryshimi i 14 Majit është një domosdoshmëri, që Tirana t'u përkasë të rinjve, që Shqipëria t'u përkasë të rinjve!
Bashkë Fitojmë!
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #Rini #14Maj #NdryshimMeCdoCmim", shkruan Meta.