AKTUALITET, 11 Prill 2023, 14:50

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 17-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Korçë, pas një sherri banal. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 19-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) 17-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.