AKTUALITET, 11 Prill 2023, 12:27

Kreu i PD në Vaun e Dejës flet pas tritolit në makinë: Dy persona të maskuar kanë hyrë në mesnatë (PAMJET E KAMERAVE)

Kreu i PD në Vaun e Dejës flet pas tritolit në makinë: Dy

Kreu i PD, në Vaun e Dejës Bernard Ndreca ka reaguar në lidhje me sulmin në tritol që i është bërë mëngjesin e sotëm, ku automjeti i tij ka shpërthyer sapo ka lëvizur por për fat të mirë ai vetë nuk ka marrë lëndime.

Në një deklaratë për mediat, Ndreca tha se ky incident ishte i mirëorganizuar dhe se ka një emër, politikë ku theksoi se nuk ka asnjë konflikt të hapur me askënd.

Sakaq tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona të maskuar të cilët rreth orës 1:15 minuta në orët e para të mëngjesit, kanë vendosur tritolin në makinë dhe janë larguar.

Ndreca bëri thirrje që policia të distancohet nga politika dhe të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ky është një incident i mirëorganizuar, unë jam Benard Ndreca jam vendali nuk kam asnjë lloj përplasje as unë dhe as familja.

Ky incident e ka një emër, dihet që e ka emrin politikë. Çdo gjë është e pasuruar me pamje nga kamerat e shtëpisë. Në orën 6  e 30 kur kam dalë nga shtëpia dhe kam ndezur makinën, kur pas dy minutash ka shpërthyer. Unë nuk kam asnjë konflikt të hapur me asnjë, është e përdorur politikisht.

Mina nuk i është vendosur Benard Ndrecës por kryetarit të PD, janë të mirëorganizuar për një sulm të tillë. Nuk kam pasur asnjë lloj kërcënimi, përplasje. Janë parë që vijnë dy persona, rreth 7 minutash vendosin eksplozivin dhe largohen.

Në orën 1:15 e japin kamerat, thirrja ime është që nga kryeministri, ministri dhe policia është që të distancojnë këtë të fundit nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë, i bëj thirrje të gjithëve që t’i lënë të lirë. Kurrë nuk mund të mbash një bashki me presion”, tha ai.