AKTUALITET, 11 Prill 2023, 15:16

Kanale septike, plehra e gropa, Tedi Blushi nxjerr videon nga rruga në Tiranë: Më 14 maj dita për të ndëshkuar me votë

Kanale septike, plehra e gropa, Tedi Blushi nxjerr videon nga rruga në

Sekretari i Përgjithshëm ka publikuar pamjet nga një rrugë e zonë në kryeqytet. Kanale spektike, gropa me ujë e grumbuj plehrash shfaqen në video, teksa Blushi shkruan se për grumbullimin dhe trajtimin e tyre të paktën 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Ai thekson se më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë!

POSTIMI I PLOTË

Plehrat dhe ujërat e zeza po përmbytin lagjet pranë “Bulevardit të Ri”, por Erion Veliaj e shpall Tiranën, qytetin më të pastër në rajon.
Për grumbullimin dhe trajtimin e tyre të paktën 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, ndërkohë në rrugën “Sotir Polena” në Njësinë Nr.9, mbetjet urbane nga kodra po bëhen mal.
Banorët në këtë lagje i paguajnë rregullisht taksat, por prej tetë vitesh ata ndihen të braktisur dhe të vjedhur.
Me 350 milionë euro buxhet vjetor, të mjaftueshëm për të shtruar edhe rrugët e Parisit, Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk u pastron mbetjet, por as u asfalton rrugën.
Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë!
Bashkë Fitojmë! 
#PartiaeLirise #BashkeFitojme Belind Këlliçi #14maj #Fitore #Tirana #NdryshimMeCdoCmim