TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar për sulmin ndaj kreut të PD-së për Vaun e Degës, Bernard Ndreca.
Mediu e cilësoi krim të shëmtuar që bëhet për shkak të zgjedhjeve dhe atentat për likuidimin fizik.
Partia Republikane dënon aktin kriminal politik kundër Kryetarit të PD-së për Vaun e Dejës z Benard Ndreca. Ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik. Qartësisht grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve. Duke dënuar këtë akt kriminal Partia Republikane shpreh mbështetjen për Benardin, familjen e tij dhe kandidatin fitues të Bashkisë Vau i Dejës z Zef Hila.