AKTUALITET, 4 Nëntor 2022, 10:07

Rama takim me banorët e Tropojës: Pylli i gështenjave do të ndahet nga bashkia! Ja çfarë do të bëhet në rastet kur ka konflikt

Rama takim me banorët e Tropojës: Pylli i gështenjave do të

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me banorët në zonën e Tropojës. Në fjalën e tij Rama u ndal dhe tek ndarja pyllit të gështenjave, por dhe pronave në këtë zonë të veriut të Shqipërisë.

Shefi i qeverisë tha se ndarja e pronave është bërë me mirëkuptim në bazë të kufijve të vjetër të familjeve, duke mos e njohur ligjin 9701.

Ai theksoi se në rastet e pakta ku ka konflikt është detyra e bashkisë të ngrejë një grup ekspertësh dhe të bëjë ndarjen e pronës.

“Ne duhet të bëjmë ende më shumë punë, ende më shumë investime që turistët të qëndrojnë më gjatë.

Ne e kemi adresuar çështjen e pronës. 2700 hektarë të pyllit të gështenjave i janë dhënë bashkisë në dispozicion, që bashkia të bëjë ndarjen sipas atyre marrëveshjeve që janë në territor, pasi problemi me pyllin e gështenjave, sidomos në veriun e Shqipërisë, është që kemi situata pronash të pakthyera që përdoren nga njerëzit, që nuk e kanë pranuar 9701 dhe që ndërkohë në mënyrë paqësore kanë rënë dakord për kufijtë e vjetër.

Nuk ka konflikte potenciale pasi është rënë dakord, dhe de fakto ndarja është bërë sipas kufijve të familjeve të vjetra.

Ka dhe zona në konflikt por ne aty ne nuk ndërhyjmë dhe ja kemi lënë bashkisë që të ngrejë një grup punë dhe të bëjë verifikimit dhe të bëjë ndarjen në funksion të shfrytëzimit.

P.sh unë nëse jam një emigrant nga Tropoja që dua të investoj mbi pronën time, që të gjithë e dinë që është e imja, por që nuk disponoj dokumentacionin, bashkia duhet të bëjë dhënien e pronës”.