TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj e quan Enkelejd Alibeajn, si kryetar në detyrë të caktuar nga Edi Rama, pasi në PD ai nuk ka asnjë legjitimitet dhe madje nuk mbledh dot as kryesi, sepse nuk ka kuorum.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti tha se Alibeaj po bën shantazh dhe se nuk ka mbështetje.
"Shantazhi është ky, ne nuk fitojmë dot, por të nxjerrim ty humbës! Lëre të humbasë Berisha pra, pse i marrin vulën?
Ata (grupi Alibeaj) duan të mbledhin kryesi që nuk ekziston. Kryesia me 35 anëtarë, ata nuk mbledhin dot as 18 për të bërë kuorum. Merre me mend Këshill Kombëtar.
Alibeaj nuk bëhet dot as kryetar në detyrë, sepse nuk mbledhin dot asgjë. Nuk mbledhin dot as Këshillin Kombëtar. Është kryetar i emëruar nga Edi Rama Alibeaj?", tha ndër të tjera Abilekaj.