AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 23:16

Neritan Sejamini: Alibeaj po pengon anëtarët e PD-së të kenë logon dhe partinë e tyre në zgjedhje!

Neritan Sejamini: Alibeaj po pengon anëtarët e PD-së të
Foto ilustrim: Enkelejd Alibeaj dhe Neritan Sejamini

Neritan Sejamini thotë se Enkelejd Alibeaj, me padinë e tij në gjykatë, po pengon anëtarët e Partisë Demokratike, të kenë logon dhe partinë e tyre në zgjedhje. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se anëtarët kanë zgjedhur Sali Berishën dhe se po kërkojnë të përfaqësohen me logon e partisë së tyre, që e kanë patur gjithmonë. 

Neritan Sejamini: Ke një fakt të thjeshtë, sipas ligjit dhe parimit, partia i përket anëtarësisë. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë zgjedhur Sali Berishën. Ata kërkojnë të drejtën sot, të kenë emrin dhe logon e partisë së tyre që kanë patur gjithë jetën. A ka të drejtë njeri ti pengojë? Personi që po i pengon është zoti Alibeaj me padinë e vetë në gjykatë.

Ergys Mërtiri: Këto thotë edhe Sali Berisha nga mëngjesi në darkë.

Neritan Sejamini: Të them këto që thua ti? Që kanë ikur ca anëtarë, etj, etj? Këto janë opinione. Unë po them fakte. A kanë të drejtë 40 mijë anëtarët e PD të kenë logon e tyre dhe tre komisionerë për të mbrojtur votat e tyre?