TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar hakerimi i SHISH dhe nxjerrja e emrave të punonjësve, akt i rëndë që dekonspiron agjentët dhe i ekspozon ata ndaj pasojave.
Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se ngjarja është shumë e rëndë dhe se institucionet duhet të ishin në alarm, por në vend të ndodhë kjo kryeministri vijon të gënjejë duke thënë se hakerat nuk kanë marrë informacion sensitiv.
"Ngjarje shumë e rëndë, ne duhet të ndryshojmë të gjithë SHISH-in. Kryeministri thotë nuk kanë marrë asgjë. Të flejë kryeministri dhe presidenti…
Institucionet duhet të ishin në alarm, duhet të kishin marrë masat paraprakisht.
Ai thotë mora unë disa njerëz në punë edhe ata thonë që nuk është prekur gjë.
Kryeministri duhet të na thotë si është situata, sa e rrezikshme është, kush janë përgjegjësitë? Nëse ata kanë akoma aksesin, është shumë e rrezikshme", tha ndër të tjera Abilekaj.