AKTUALITET, 4 Nëntor 2022, 09:52

Sejko: Do të marrim masa për stabilizimin e çmimeve

Sejko: Do të marrim masa për stabilizimin e çmimeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko pohoi sot në Komisionin e Ekonomisë se do të ndërmerren masa për stabilizimin e çmimeve.

Sejko u shpreh se inflacioni i lartë po vijon të dëmtojë stabilitetin financiar dhe ekonomik të vendit.

“Prioriteti aktual i politikave ekonomike do jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe një kosto sa më të arsyeshme”, tha Sejko.

Më tej Sejko tha se duhet të rishikohet projektligji për tatimin e të ardhurave.