AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 21:50

Kush është "i madhi" që qëndron pas Banaking? Çfarë thonë analistët Abilekaj dhe Sejamini

Kush është "i madhi" që qëndron pas Banaking?
Neritan Sejamini dhe Enton Abilekaj

Mbrëmjen e sotme (3 nëntor) është kapur në Portin e Durrësit 33.5 kg kokainë në kontejnerin e Banaking, i cili vinte nga Ekuadori, ngjarje kjo e përsëritur me këtë kompani. 

Pavarësisht sinjalizimit të DEA, se kjo kompani ka trafikuar drogë që prej vitit 2014 dhe kapjes së sasive të ndryshme disa herë, kompania ka vijuar të operojë. 

Analistët Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini e kanë komentuar këtë fakt në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke deklaruar se mbrapa kompanisë qëndron një person me pushtet politik, ndryshe operimi i kompanisë do të ishte i pamundur. 

Neritan Sejamini: Ose Kryeministri, ose Ministri i Brendshëm, ose Prokurori i Përgjithshëm, ose drejtori i Policisë janë mbrapa kësaj kompanie. Nuk ka asnjë mundësi tjetër që kjo kompani të fusë drogë dhe të kapet kaq herë.

Enton Abilekaj: Vazhdimi i punës së kompanisë, tregon vullnetin që ka qeveria për të luftuar trafikun e drogës. Një kompani që vijon prej 7-8 vitesh, tregon një vullnet pro trafikut. Ka filluar në 2014, një vit pasi ka ardhur Rilindja në pushtet. Përjashtoj Prokurorin e Përgjithshëm, drejtorin e Policisë, sepse këta kanë ndryshuar. Vetëm Kryeministri nuk ka ndryshuar. Kush e ka mbështetur këtë?