TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN TV tha se me hakerimin e emrave të SHISH-it, ka mbetur vetëm dalja e sistemit MEMEX që shteti shqiptar të dalë lakuriq si kryeministri Rama, dikur në plazh.
“Me këto hakimet shteti ka dalë si kryeministri ynë dikur në plazh. Dhe sot hakerat nxjerrin foto të ndryshme të të njëjtit imazh, lart poshtë, policinë, SHISH-in, ministrat, drejtorin e përgjithshëm të policisë etj. Më e rëndë se sa kaq do të ishte ekspozimi i MEMEX, që u dyshuar se është hakuar, por është hakuar vetëm TIMS-i. Vetëm ekspozimi i MEMEX do të ishte më i rëndë se sa ka ndodhur. MEMEX është databaza apo sistemi ku ruhen informacionet kriminale, ose spiunllëqet që mbledh policia për arsye të punës. Të gjitha këto ruhen aty me gjithë emrat e policëve që i kanë mbledhur, bashkëpunëtorët, personat me emër dhe mbiemër që kanë marrë profilet aty. Kjo është aq e rëndë sa ekspozimi i personelit policor”.