AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 22:07

"Janë ekspozuar agjentët e SHISH, mes tyre gazetarë!"/ Artan Hoxha: Shefi i SHISH ka një vit që bën kurs në SHBA!

"Janë ekspozuar agjentët e SHISH, mes tyre gazetarë!"/

Artan Hoxha ka folur për hakerimin e SHISH dhe publikimin e databazës që përmban punonjësit e këtij institucioni, mes tyre agjentë të kundërzbulimit. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se hakerimi i këtij institucioni ekspozon shumë njerëz dhe është i rëndë, por shtoi se kryeministri e trajton SHISH si një agjensi të rëndomtë. 

Gazetari përmendi edhe faktin se kreu i SHISH, Helidon Bendo, ndodhet në SHBA dhe do të qëndrojë një vit për kurs. 

"Rama ka të drejtë që thotë nuk na ka marrë gjë hakerat. Ai e trajotn SHISH-in si agjenci të rëndomtë. Shefi i Shërbimit ka një vit që është në kurs në SHBA.

Ne sot kemi listën e operativëve. Ai po u dekonspirua, ai është i mbaruar. Unë pashë disa kolegë aty që ishin në listë...

Ata janë dekonspiruar dhe ata nuk kanë më asnjë vlerë. Nëse i ndodh ndonjë gjë atyre ose familjarëve...", tha ndër të tjera Hoxha.