TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka folur për gjendjen e luftës ku ndodhet Shqipëria me Iranin, pas publikimit të të dhënave sensitive të shqiptarëve, ku e fundit ishte hakerimi i SHISH dhe publikimi i punonjësve të shërbimit sekret.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se ne jemi shënjestër e Iranit dhe po sulmohemi prej tyre, pasi kemi strehuar tre mijë muxhahedinë, të cilët kryejnë operacione për rrëzimin e regjimit në Iran. Analisti shtoi se Shqipëria i ka pranuar ata për arsye humanitare dhe jo për të kryer operacione kundër regjimit në Iran. Ai deklaroi se kemi të bëjmë me një tradhti nga qeveria shqiptare.
"Gjëja e parë, ne nuk e dimë se çfarë kanë marrë hakerave. Ne dimë që ata nuk kanë marrë të dhëna vetëm nga e-albania, por nga sisteme të ndryshme. Databaza e fundit tregon se nuk është e-albania. Ne nuk e dimë se cfarë kanë marrë.
E dyta, kanë të dhëna nga databaza kryesore. Kur kanë hyrë te SHISH dhe te policia, nuk kanë arsye të mos kenë hyrë te të tjerat. Nuk ka asnjë përgjegjës. Ne dimë që kryeministri gënjen në publik, fakt i vërtetuar.
Ne dimë, që të gjithë po mohojnë dhe nuk flasin për origjinën e problemit. Origjina është që ne kemi tre mijë iranianë që kërkojën të rrezojnë regjimin ne Iran.
Për këtë arsye ne jemi në gjendje lufte me Iranin. Ata e justifikojnë cdo gjë me faktin që ti po mbështet operacione ushtarake, që duan të më rrëzojnë. Ata janë në luftë me ne. Ne kemi pranuar të marrim disa njerëz gjoja për arsye humanitare, që bëjnë aktivitet për rrëzimin e një regjimi.
Ata ose do të rrinë për arsye humanitare, ose duhet të largohen. Ndryshe do të jemi në gjendje luftë, me vendin kryesor për sponsorizimin e terrorizmit në botë. Ata na konsiderojnë vend armik. Edhe vendet perëndimore e ballafaqojnë këtë shtet terrorist me aktivitet terrorist, shkojnë i vrasin shkencëtarët.
Nuk ka arsye të lejojmë MEK në Shqipëri që të merren me operacione për rrëzimin e regjimit. Ne na është thënë që kanë ardhur ata për arsye humanitare. Kjo është tradhti që na bëhet nga qeveria jonë.
I njëjti person që ka dështuar me AKSHI-n, vijon ta drejtojë. Të gjithë të dhënat e shqiptarëve janë në publik. Faleminderit zotit që nuk jemi vend i zhvilluar. Kudo në botë, po të ishin këto të dhëna bëhej kërdia.
Këto të dhënat tona, duhet të ishin konfidenciale. Cfarë do të bëjmë? Do të bëjmë karta ID nga e para, patenta? Duhet të bëhet SHISH nga e para?
A duhet të ndryshojë komplet sistemi?
Ti nuk ndërton dot asnjë sistem elektronik që bazohet mbi të dhënat personale pas kësaj", deklaroi Sejamini.