TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar, me disa largime, ndryshime por edhe fytyra të reja.
Rama ka larguar nga kabineti Olta Xhaçkën si ministre e Jashtme, duke e zëvendësuar me Ervin Meten. Xhaçka nuk ka marrë një detyrë të re dhe do të mbetet jashtë kabinetit.
Kryeministri ka spostuar Ogerta Manastirliun nga Ministria e Shëndetësisë, në atë të Arsimit dhe Sportit. Ndërkohë vendin e Manastirliut te Shëndetësia do ta marrë Albana Koçiu.
Frida Krifca gjithashtu është larguar nga kabineti duke lënë Ministrinë e Bujqësisë dhe do të zëvendësohet nga Anila Denaj. Ministria e Bujqësisë u përfshi në një skandal, pas ndalimit të fondeve nga BE, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Evish Kushi, e cila deri sot mbante detyrën si Ministre e Arsimit dhe Sportit ka mbetur jashtë kabinetit, por ka marrë postin si Sekretare e Gruas në PS.
Delina Ibrahimaj, e larguar nga Financat, do të ketë një post të ri, si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Biznesin.
Ndryshimet në qeveri:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme - Igli Hasani
Ministre e Arstimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë – Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë – Albana Koçiu
Ministre Shteti për Sipermarrjen dhe Biznesin - Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor - Arbjan Mazniku