TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një kohë kur kriza në PD duket se është thelluar edhe më shumë, pasi janë krijuar 3 grupime, vjen një reagim nga anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri. Ky i fundit tha se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do të shkojë te ish-kryeministri apo do të qëndrojë tek PD zyrtare.
Kulluri u shpreh për Euronews se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit. Sipas tij tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja do dështojë pasi përplasja Basha-Berisha është një përplasje Berisha-SHBA.
“Të drejta e përfaqësimit zyrtar i ka kreu i institucionit, por autoriteti delegohet. Partia regjistrohet në gjykatë në emër të kryetarit, ai njihet nga ligji, e mbani mend diskutimi e Celibashit me Alibeajn. Funksioni i kryetarit është i padelegueshëm, ndërsa kompetencë të deleguar ti mund të japësh, por nuk jep dot thelbin”, tha Kulluri, i pyetur se nga çfarë u nis për të mbështetur më shumë Bashën se Berishën në konfliktin brenda PD.