TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Punimet për ndërtimin e një pallati të ri duken se po krijojnë probleme të mëdha në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Një masiv dheu ka rënë para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë. Mësohet se ky masiv dheu ka përfunduar në themelet e pallatit.
Masivi i dheut ka dëmtuar murin mbrojtës të betonit duke mbuluar themelet e pallatit. Policia e Vlorës ndodhet në këtë zonë, teksa ka njoftuar dhe policinë ndërtimore, për të parë edhe lejen e ndërtimit të ndërtuesit të këtij pallati.
Ndërsa një banor i zonës së Ujit të Ftohtë, shprehet se nëse nuk merren masa urgjente reshjet e shiut do bëjnë qe masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.