AKTUALITET, 4 Shtator 2023, 16:39

Kë do të shkarkojë? Rama konfirmon ndryshimet në qeveri pak para Asamblesë Kombëtare të PS

Kë do të shkarkojë? Rama konfirmon ndryshimet në qeveri pak

Teksa pritet që të mbahet pas pak Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zërat se do të ketë ndryshime në qeveri.

Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Rama theksoi se nesër propozimet për kabinetin e ri qeveritar do t’i dorëzohen presidentit Begaj.

“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar.”, shkruan Rama.