AKTUALITET, 4 Shtator 2023, 15:52

Aksidentohen dy makina në Vlorë, plagoset nëna dhe vajza e saj

Aksidentohen dy makina në Vlorë, plagoset nëna dhe vajza e saj

Nënë e bijë kanë mbetur të plagosur sot në Vlorë. Policia njofton se rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.