TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke filluar nga e hëna e 4 shtatorit, godinat e konvikteve në qytetin studenti kanë hapur dyert për të pritur studentët. Regjistrimet për akomodimin e studentëve bëhen online në aplikacionin “qytetistudenti.tirana.al”. “Qyteti Studenti” ka në total 22 konvikte. 9 prej tyre janë rikonstruktuar, ndërsa 5 të tjera janë në proces.
“Kushtet janë të një standardi të lartë. Këto konvikte mund t’i gjesh lehtësisht në çdo vend të europës. Kapaciteti i një dhome është vetëm dy studentë. Në kat ka kuzhinën, sallën s studimit, ka një risi që është salla e internetit dhe ka edhe lavanderi.”, tha drejtoresha e “Qytetit Studenti”, Anila Shehu. Ajo thotë se godinat e rindërtuara janë më të zgjedhurat nga studentët dhe dhomat janë zënë të gjitha që në orët e para të nisjes së regjistrimeve.
“Në çdo vit kemi qene me kapacitet plot. Regjistrimet janë hapur ne 9 dhe është ora 11 nuk ka asnjë vend të lirë te konviktet e reja”, tha drejtoresha. Në një godinë të re është akomoduar edhe ky student. Jetesa në konvikt është e përballueshme për financat e tij. “Kushtet janë goxha të mira. Kam qene ne një godine tjetër dhe edha këtu se mësuam që është godinë e re.”, tha një studente.
Tarifat për studentët variojnë nga 4500 deri në 5500 lekë në muaj. Në Qytetin Studenti mund të akomodohen deri në 4600 studentë, ndërsa së bashku me 7 godinat e Universitetit Bujqësor numri në total shkon në 6506 studentë.