AKTUALITET, 4 Shtator 2023, 16:36

Të inkriminuar/ Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 3 punonjës policie dhe 1 gardist janë arrestuar gjatë gushtit

Të inkriminuar/ Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 3

Gjatë muajt gusht 27 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 2 të Gardës së Republikës janë rastet e referuara në Prokurori si persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Referuar të dhënave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore 3 punonjës policie dhe 1 i gardës janë arrestuar. Ndërsa për 6 efektivë të tjerë gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Komisioni disiplinor për 1 punonjës policie ka vendosur mosfillimin e hetimit për “Shkelje të rëndë” dhe rekomandimin për fillimin e hetimit disiplinor për “Shkelje të lehtë”.

Po ashtu për 6 punonjës policie Komisioni Disiplinor vendosi pezullim të hetimit disiplinor deri në përfundim të hetimit penal.