TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka bërë publike letrën e tij drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës.
Sipas kryeministrit, në këtë letër janë shkruar argumentet në vijim të përpjekjes për heqjen e akuzave për trafikim organesh ndaj shqiptarëve.
“Dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.