TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Hysni Gurra, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kryetari aktual i bashkisë së Tiranës duhet sfiduar në pikën e tij më të fortë, propagandën dhe këtë nuk mund ta bëjë një teknicien, por një njeri politik që luan me rregullat e lojës së kundërshtarit.
“Nuk mund të gjej asgjë që z.Veliaj ka bërë në Tiranë për 8 vite, por dua të përmend vetëm një fakt. Ka bërë diçka Erion Veliaj, ka shembur Teatrin Kombëtar dhe ishin aq pak qytetarët e Tiranës që shkojnë në teatër, saqë nuk e mbrojtën dot.
Po të kishin dalë 20-30 mijë që të protestonin kundër shembjes së teatrit, ai nuk do të shembej. Është një qytet që prodhon shumë pak kulturë, sepse nuk mund të mendohej të ndodhin gjithë këto që folën kolegët përpara, nuk mund të mendohen në Milano, në Paris etj ku ka kulturë, sepse nuk e lejon populli kryetarin e bashkisë që të sillet si bandit me qytetin. Këtu është edhe pjesa që po flasim për kandidatin politik, ose jopolitik.
Ky që qeveris Tiranën e di se çfarë qyteti po qeveris dhe me çfarë, por i ka të studiuara dhe prek nervin e qytetarëve. Pra duhet sfiduar në pikën e tij më të fortë: propagandën, nëse do që ta mundësh. Nuk mjafton vetëm të jesh një person i mirë teknikisht se do të luash me rregullat e lojës që ekzistojnë”-tha Gurra.